
Ante Rebic pas disa sezoneve shumë të mira me fanelën e Eintracht Frankfurt dhe një botërori si titullar me Kroacinë është kthyer në një prej lojtarëve shumë të kërkuar në merkato. Klubi i fundit që interesohet për të është Atletico Madrid. Më parë është kërkuar dhe nga Interi.
Sipas "Sky Sport" klubi gjerman për të kërkon plot 40 milionë euro. Kujtojmë se më parë në karrierën e tij ai ka luajtur dhe me Fiorentinën dukë mos patur shumë sukses me ta. Ne ditët e ardhshme priten të reja në këtë drejtim dhe do të kuptohet nëse gjermanët janë të gatshëm të humbin një tjetër lojtar kryesor pas Luka Jovic, i cili u largua për te Real Madrid.
Poll