Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bëri hapin e madh në karrierë, Ernest MUÇI harron tifozët dhe klubin bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Bëri hapin e madh në karrierë, Ernest MUÇI harron

Ernest Muçi u largua nga Tirana duke u transferuar te Legia e Sofies në Poloni. Sulmuesi i talentuar pritet të shkëlqejë kampionatin polak, ndërsa tashmë paga e tij kap shifrën e 10-12 mijë eurove në muaj. Për transferimin e tij, kampionët mbushën arkën e klubit me plot 500 mijë euro. Deri këtu gjithçka duket në rregull.

Por, ajo që bie në sy është mungesa e një falënderimi nga ana e 19-vjeçarit. Edhe pse në media të ndryshme ka treguar pakënaqësi për mënyrën se si është trajtuar nga bardheblutë, formalisht talenti i Shpresave kuqezi duhej të kishte shprehur mirënjohjen për ekipin që e rriti dhe e promovoi, duke e katapultuar në ligat e njohura europiane.

Tirana është markë e futbollit shqiptar, ku sigurisht një pjesë të rëndësishme të saj e përbëjnë tifozët e shumtë kryeqytetas. Në moshën 17-vjeçare, Muçi provoi emocionet e fanelës më të titulluar në Shqipëri, 2 vite më pas pati mbështetjen e të gjithë ultrasve bardheblu. Ndoshta është harruar nga sulmuesi i talentuar, por një falënderim publik për klubin ku u rrit, u promovua dhe u katapultua do t'i jepte të tjera vlera të riut kryeqytetas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga