Idi Batha firmosi me Tiranën në fillim të sezonit të shkuar, edicion që u shkrua me të arta nga mesfushori kryeqytetas. Në vitin e tij të parë me bardheblutë, mesfushori i kampionëve fitoi zemrat e tifozëve si dhe u shndërrua në makthin e Partizanit duke i realizuar plot 3 gola në 4 sfidat e zhvilluara.
Edicionin e shkuar ai ishte deçiziv dhe mjaft i rëndësishëm në arritjen e objektivit, titullit kampion. Motorr i pandalshëm në mesin e fushës teksa me punën e tij të madhe i dha shtysë të fortë ekipit drejt trofeut të 25-të.
Sot, klubi i Tiranës ka postuar pikërisht një foto të lojtarit gjatë një ndeshje në këtë sezon futbollisitk. Komentet pozitive janë të shumta, teksa tifozët i kërkojnë klubit edhe futbollistë të tjerë të ngjashëm me mesfushorin luftarak.
