Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bëni tifo për Partizanin dhe përfitoni ulje për makinën tuaj, ja ç'bën ky djalë nga Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Bëni tifo për Partizanin dhe përfitoni ulje për makinën

Nesër, Partizani do të luajë kundër Kukësit në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të dy skuadrat për vetë objektivin që ata kanë, titullin kampion. Në këtë ndeshje priten tifozë të shumtë, por sigurisht duke qenë se të kuqtë janë pritës Guerrilsat priten të "pushtojnë" stadiumin "Selman Stërmasi". Emocionet për ta kanë nisur dhe kjo shihet nga fotot që ata postojnë nëpër rrjetet sociale.

Por, i veçantë është ky rast në periferi të kryeqytetit. Një servis makinash ka vendosur të bëjë ulje për të gjithë klientët e tij dhe e veçanta qëndron në mënyrën që ai ka zgjedhur. Për çdo gol të Partizanit do të ketë nga 10 për qind ulje. Siç duket dashuria për skuadrën e kuqe, ka bërë që ai të "sakrifikojë" nga biznesi i tij vetëm që 15-herë kampionët  e Shqipërisë të arrijnë të fitojnë pas 24 vitesh mungesë titullin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga