Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Bëhu burrë e dil kur humb, mos u bëj qesharak", Gerti Çarçani ironizon Ols Ramën: Drejtori juventino-dinamovit që dirigjoi dështimin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
"Bëhu burrë e dil kur humb, mos u bëj qesharak", Gerti

Partizani fitoi sot 8-1 kundër Luftëtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Pas këtij takimi reagoi drejtori Olsi Rama duke u krenuar me triumfin e ekipit të tij. Pas shumë javësh më në fund, drejtori i kuq trumbetoi në distancë suksesin e të tijve. Pikërisht për këtë ka ironizuar Gerti Çarcani.

Gazetari i njohur sportiv, njëkohësisht moderatori i "Pressing" paralelizon situatën në të cilën gjendet Partizani pavarësisht triumfit të sot që u duk sikur shërbeu si kamuflim për gjendjen aktuale. Në një postim në rrjetet sociale, Çarçani ironizon me finesë: "

RISHFAQET DREJTOR OLSI

Te rikthehet Partizani te fitorja eshte nje gje e mire per garen dhe vete armaten e shkelqyer te tifozeve te kuq. Por, dalja e sotme post-pandemike e arkitektit te ketij Partizani, shef Olsit, pikerisht pas shuplakes se rende dhe ndoshta deri diku te ekzagjeruar mbi nje Luftetar te brishte dhe te ikur, kercet shume dhe fsheh denese.

Do ishte me burrerore, me fisnike dhe shume me dinjitoze dalja publike e juventinit-dinamovit Rama, pas Skenderbeut e Kukesit. Kjo e sotmja e njeriut qe ka dirigjuar cdo levizje demsjellese per te ndertuar kete skuader eshte ne nivelet afer qesharakes. Por eshte e drejte e tij, te beje cdo gje me gjithkend ne klubin e madh, kampion kombetar ne fuqi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga