Nevil Dede ka bërë shpjegimin teknik për penalltinë e dhënë kundër Tiranës. Ish trajneri bardheblu theksoi se nuk do ta thotë asnjëherë nëse ka qenë apo jo 11-metërsh.
Megjithatë evidentoi faktin se lojtari i Bylisit i ka vjedhur kohën mbrojtësit të bardhebluve. Në fjalën e tij në panelin e emisionit "Skaner", Nevil Dede deklaroi:
"Unë nuk do ta them kurrë nëse është ose jo penallti. Për mua mbrojtësi i Tiranës, Behiratche ka humbur kohën dhe hapësirën. Sulmuesi i Bylisit ia ka vjedhur kohën.
Unë nuk jam parashikues nëse e kap apo jo topin lojtari i Bylisit. Futbollistit të Tiranës nuk i intereson topi".
Poll