
Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj duket se ka bërë gati listën me lojtarët që do të largohen këtë merkato nga ekipi korçar. Thuhet se do të largohen 10 futbollistë, të cilët në datën 6-të janar do të huazohen në ekipe të tjera, pasi nuk mund të largohen përfundimisht për shkak të kontratës që kanë me klubin.
Disa prej emrave që përflitet, janë, Masato Fukui, Serxhio Zhunior, Argjend Malaj, Ardit Hoxhaj, Paolo Ivani, Agim Zeka dhe disa të tjerë, që do të plotësojnë listën prej 10-të lojtarësh që drejtuesit e Skënderbeut kanë menduar të largojnë nga ekipi në janar.
Në datën 6-të bëhet gati lista e lojtarëve që do të nisen në Turqi për fazën përgatitore, futbollistët që nuk do të kenë emrin në këtë listë, automatikisht do të përjashtohen.