
Cesc Fabregas prej ditësh është duke u përfolur nga mediat se mund të transferohet tek skuadra e Milanit, vetëm se skuadrat duhet të gjenin akordin. Megjithatë, "The Sun Football", raporton se spanjolli në ditët e ardhshme mund të transferohet tek skuadra e Monacos në Francë.
Nëse mesfushori do t'i bashkohej francezëve, atëherë padyshim që do të ishte një përforcim shumë i madh për ekipin e drejtuar nga Thierry Henry, duke sjellë më shumë garanci në ritmin e lojës, por edhe në arritjen e objektivave. Për të mësuar përfundimisht të vërtetën, duhet të presim edhe disa ditë.
Poll