
Lojtarët e Egnatias kanë bojkotuar seancën e sotme stërvitore për ndeshjen e radhës në grupin B të Kategorisë së Parë ndaj Turbinës.
Futbollistët janë rebeluar pasi nuk janë paguar prej disa kohësh nga Bashkia e Rrogozhinës, e cila është pronare e klubit.
Pas "humbjes" me Besën javën e kaluar 2-3 në fushën e kavajsve, ku aludohet se lojtarët e Egnatias e toleruan qëllimisht takimin për të ndihmuar rivalët në garën për ngjitjen në Kategorinë Superiore, këtë herë skuadra i kundërvihet Bashkisë së Rrogozhinës duke kërkuar shlyerjen e pagave të padhëna.
Poll