
Ndeshja e kthimit ndaj Atletico Madridi për Champions League do të jetë vula e të ardhmes së trajnerit të Juventusit Massimiliano Allegri. Humbja e djeshme në fushën e spanjollëve 2-0 i ka reduktuar ndjeshëm shpresat e bardhezinjve për të t'u shpallur kampionë Europe.
Sipas "Calcio Mercato", presidenti Andrea Agnelli dëshironte emërimin e teknikut të Atletico Madridit Diego Simeone për sezonin e ardhshëm si trajner i Juventusit, por kjo pistë ra pasi ish-lojtari i Interit dhe Lazios rinovoi një ditë para ndeshjes me Juven.
Tashmë në duart e drejtuesve bardhezinj ka mbetur emri i Zinedine Zidane, i cili përflitet vazhdimisht si trajner i Chelseat, por duke parë të kaluarën e tij si lojtar i shkëlqyer me "Zonjën e Vjetër" dhe 3 trofe të Champions League radhazi në 2 vite e gjysmë me Real Madridin e ka bërë Juventusin t'i besojë ish-kampionit të botës dhe Europës në vitet '90.