Laçi ka afruar katër lojtarë të rinj në organikën e tij. Nën urdhrat e trajneri Troisi janë vënë tre ish-lojtarë të Besës dhe sulmuesi Kris Hyseni që më parë ka qenë pjesë e akademisë së Lyon-it. Lojtarët e tjerë të afruar janë mbrojtësi Denis Biba dhe mesfushër Alked Çelhaka dhe Darlin Bajaziti. Me të ardhur në krye të pankinës kurbinase Troisi e ka nisur vrullshëm punën, teksa po tenton të formojë një skuadër që do jetë mes më të mirave të Superiores.
- Kris Hyseni
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.