Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bayern Munich hyn në merkato, dëshira e madhe është talenti i City-t

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich hyn në merkato, dëshira e madhe është talenti

Bayern "zien". Vetëm pak orë më parë drejtuesit bavarez zyrtarizuan shkarkimin e trajnerit Niko Kovaç, duke e larguar nga ekipi pas humbjes turpëruese ndaj Frankfurt (5-1). Kampionët e Gjermanisë nuk duket se e kanë bërë dramë, pasi menjëherë janë hedhur në sul në dy fronte. Nga njëra anë kërkohet një trajner ekspert për Ligën e Kampionëve, sepse në Gjermani ekipi di të fitojë.

Drejtuesit e gjermanëve kanë hedhur sytë nga merkato përsa i përket transferimeve të janarit. Sipas mediave në Bavari, presidenti Uli Hoeness ka synim afrimin e lojtarit Loroy Sane. Mesfushori ofensiv i City-t është dëshira e madhe e drejtuesve gjermanë që kanë shfaqur interes edhe më herët për ta pasur në ekip.

Sane e mbyll kontratën me ishullorët në fundin e këtij sezoni dhe Hoeness shpreson se mund ta ketë në ekip, për më pak se 90 milion euro. Bayern ofroi plot 80 milion euro në verë, ofertë që u refuzua nga ekipi me trajner Guardiolën. 23 vjeçari është pjesë e kombëtares së Gjermanisë, çka do e lehtësonte punën për një afrim të mundshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga