
Bayern Munchen ka nisur të mendojë që tani për sezonin e ardhshëm. Më konfirmimin e trajnerit Flick në krye të skuadrës ka nisur punë edhe për merkaton.
Emri I parë në listën e drejtuesve është ai i Kai Havertz që po shkëlqen në Bundesligë. Talenti I Bayern Leverkusen me paraqitjet e tij ka bërë që shumë klube ta kërkojnë në skuadër.
Duke parë krizën e madhe nga pandemia e Covid-19, shifrat e lojtarëve në merkato janë ulur ndjeshëm.
Kjo nuk vlen për Leverkusen që është qartë në kërkesat e saj e për Havertz duhen 100 milionë euro. Klubi gjerman nuk heq dorë nga “benjamini” I tyre dhe largimi I tij do të bëhet vetëm për këtë shifër, në të kundërtë është gati rinovimi.
Poll