Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bayern luan “tenis” në Amerikë, blerjet e reja debutojnë me gol

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern luan “tenis” në Amerikë, blerjet e reja

Në orët e para të mengjesit Bayern ka zhvilluar sot ndeshjen e parë për këtë sezon kundër DC United. Ekipi ka performuar në një mënyrë të shkëlqyer duke arritur një fitore 2-6. Blerjet e reja kanë arritur të shënojnë në debutimin e tyre të parë me ekipin e Bayern.

Sadio Mane ka hapur serinë e golave në minuten e 5 nga pika e bardhë e penalltisë. Në startin e pjesës së dytë janë aktivizuar pjesa tjetër e skuadrës, ku menjëherë është De Ligt i cili shënon golin e tij të parë dhe pse kishte vetëm një ditë që kishte arritur të bashkohej me ekipin.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Julian Nagelsmann është shprehur me nota pozitive ndaj paraqitjes që ka bërë skuadra. Gjithashtu nuk ka nguruar të shfaqë optimizmin e tij për lojtarët e afruar ku ka përmendur dhe arsyen e aktivizimit të menjëhershëm të De Ligt duke thënë: "Nuk ka asnjë rëndësi që ka veç pak ditë që është afruar tek ne. Ai nuk ka asnjë dëmtim dhe kjo dukej qartë në fushën e lojës. De Ligt do përmirsojë më tepër aspektin fizik dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen me Manchester City".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga