Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Batha injoron derbin dhe deklaron: Jemi me eksperiencë, kjo ndeshje ka vetëm një rezultat

Shkruar nga NEWSPORT
Batha injoron derbin dhe deklaron: Jemi me eksperiencë, kjo ndeshje ka

Idriz Batha ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Teutës. Mesfushori i të kuqve është shprehur optimist për këtë takim, ku deklaroi që përballë "Djemve të Detit", skuadra e tij do ta ketë të vështirë, megjithatë do të synohet vetëm fitorja. Gjithashut 24-vjeçari vuri theksin te fati, ku sipas tij, ai është faktori i vetëm që të kuqtë kanë lënë pikë në këtë sezon futbollistik.

" Kemi dhuruar paraqitje pozitive, por do të shtoja se vetëm fati na ka penalizuar në mos shënimin e golave shpresoj që kjo gjë të mos ndodh në të ardhmen. Nuk jemi aspak në presion pasi pothuajse 90% e grupit janë lojtarë me eksperiencë dhe janë mësuar me të tilla situata, por sigurisht që ndaj Teutës do të jetë një 90 minutësh i vështirë, pasi edhe kundërshtari luan për objektivat e veta. Nuk ka më ekipe të lehta, por ne do hyjmë në fushë si skuadra që pretendon të fitoj titullin kampion. Po është e vërtetë që kemi lënë pikë me skuadrat e ashtuquajtura të vogla, por besoj që jemi më lartë se Teuta ndaj së cilës do të kërkojmë vetëm fitoren. Për derbin nuk po mendojmë aspak pasi përpara kemi Teutën dhe një fitore ndaj bregdetarëve do të na çonte me tjetër moral në derbi. Të them të drejtën Partizani nuk i druhet asnjë prej rivalëve për titull, por ndryshe nga sezonet e kaluara këtë vit kampionati po tregon se nuk ka asnjë ekip të lehtë pasi në fushë të gjitha skuadrat luftojnë për të mos dalë pa pikë", deklaroi Idriz Batha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga