
Bruno Telushi u zyrtarizua dje si lojtari i Kukësit. Mesfushori nuk ka humbur kohë dhe i është bashkuar pjesës tjetër të grupit, në përgatitjet që po zhvillon në Tropojë. Fjalët e tij të para si lojtar i verilindorëve tregojnë për dëshirën e madhe që ka për të bërë mirë. Diçka u tha edhe për të kaluaren te Partizani, ku Telushi pohon se nuk ka asnjë peng. Kukësi, nën drejtimin e Skënder Gegës, kërkon rikthimin te titulli kampion në Superligë.
''Ndjehem vërtet mirë, ndjehem I vlerësuar nga stafi e presidenti, të gjithë njerëzit që bëjnë pjesë në ekip. Kjo më bën të ndjehem shumë komod me ekipin.Gjetja e trajnerit Gega më bën të ndjehem shumë mrë dhe jam i lumtur. Por edhe shokët, duke luajtur përkrah tyre apo duke i pasur kundërshtarë, kam pasur mardhënie të mira dhe janë çuna të respektueshëm.Mendoj se kjo ndeshje e parë nuk do të jetë e lehtë por do të japim maksimumin me shpresën për të marrë rezultat pozitiv.
Kukësi su bënë kaq vite në Superiore që kërkon titullin apo të arrijë sa më lart. Këtu te Kukësi do të luaj për të dalë kampion e për t'i dhënë ndihmë ekipit për të fituar trofe e pjesëmarrjen në Europë. Shpresojmë t'ia dalim. Normalisht mbahem për karakter të fortë dhe kjo do të jetë ndihma që do i jap Kukësit. Shpresojmë që karakteri im dhe i Kukësit së bashku të arrijmë të jemi sa më të fortë. Partizani? Nuk kam asnjë peng , jam pjesë e Kukësit, dua të jap maksimumin tim te Kuëksi e të shoh sa më lart" - Pohoi ai.