Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Bari na largoi nga Selman Stërmasi", PARTIZANI zyrtarizon axhendën, reagojnë tifozët e kuq (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT


Partizani do të luajë të hënën kundër Laçit në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Klubi i kuq ka zyrtarizuar axhendën përmes një njoftimin në kanalin zyrtar ku bën me dije që spostimi i takimit është bërë për shkak të procesit të mbjelljes së barit në "Selman Stërmasi".

Një lajm i tillë ka sjellë menjëherë reagimin e tifozëve kryeqytetas që janë shprehur kategorikisht kundër zhvendosjes së ndeshjes në një ditë pune. Të shumta janë komentet negative, por ka edhe nga ata që kërkojnë mirëkuptim dhe duan që së paku vetëm ndeshja derbi të luhet në impiantin e ri sportiv.

"Ju njoftojmë se ky takim do të zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena". Klubi ka zhvendosur luajtjen e kësaj sfide jasht kryeqytetit si pasojë e mbjelljes së fushës të stadiumit "Selman Stërmasi" nga KF Tirana proçes, i cili do të zgjasë 15 - 20 ditë.
Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në përkrahje të ekipit ditën e hënë ora 18:00 në "Elbasan Arena", shkruhej në njoftimin e klubit të Partizanit.

Komentet e tifozëve
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga