
Ernesto Valverde do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Sipas Mundo Deportivoes, ai është përzgjedhur për të zëvendësuar Luiz Enrikuen. Spanjolli do ta marrë drejtimin e skuadrës zyrtarisht me 29 maj, një ditë pasi katalanasit luajnë finalen e Kupa del Rei.
Valverde do të prezantohet javën e ardhshme dhe do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Kujtojmë që spanjolli ka qenë lojtar i Barcelonës, ku ka luajtur në vitet 1988 - 1990.
Poll