Barcelona ka nisur menjëherë nga puna për të përforcuar kontigjentin e skuadrës me prurje të reja ku emrat e lakuar nuk mungojnë. Mes tyre, një prej emrave që pëlqehet më shumë nga trajneri Xavi është dhe mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, kontrata e të cilit i skadon në fund të qershorit.
Diskutimet mes drejtuesve të klubit dhe agjentit të futbollistit kanë nisur prej kohësh dhe mungon vetëm tymi i bardhë për të zyrtarizuar kalimin e gjermanit në Camp Nou. Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend të presë gjatë për firmat në kontratë dhe pret përfundimin e finales së UEFA Champions League për ta quajtur punë të kryer.
Poll