Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazimi në minutat e fundit, trajneri i Kukësit nuk e bën "dramë": Nuk e di sa skuadra e kanë dominuar kështu Laçin, ja cilën skuadër shikoj si favorit për titull

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi në minutat e fundit, trajneri i Kukësit nuk e bën

Laçi dhe Kukësi barazuan 2-2 në Kamëz. Ndeshja u vendos në fundin e saj, me kurbinasit që barazuan dy herë avantazhin e verilindorëve. Për mikrofonin e Supersport, pas ndeshjes foli Diego Longo, trajneri i Kukësit.

"Pikë së pari luajtëm ndaj një skuadër të fortë. Nuk e di sa skuadra kanë ardhur këtu dhe kanë dominuar ndeshjen. Kishim shumë raste, madje edhe pa portierin në portë e në fund erdhi barazimi. Nuk mund të them që jam I kënaqur pasi e kishim ndeshjen në dorën tonë. Jemi një skuadër e re dhe duhet kohë që të konsilidohemi, por për 70 minuta kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe një pikë nuk është keq.

Goli i barazimit? "Duhet të mbyllim ndeshjen e duhet të përmirësohemi në sulm. Duhet të përmirësohemi edhe në mbrojtje, por mendoj se ishte një gabim nga një lojtar 21-vjeçar që do kohën e vetë për të mos gabuar. Jam I kanaqur me atë që kemi bërë në mbrojtje.

Rapo është në gjendje për të luajtur, Marku ka një problem dhe duhet të qendrojë 4-6 javë jashtë fushe. Kam disa lojtarë të tjerë si De Lucas që mund luajnë në mbrojtje".

Cili është skuadra më e mirë? "Kam parë pothuajse të gjitha ndeshjet me përjashtim të Skënderberut sot. Vllaznia është skuadra më e mirë për momentin, Teuta gjithashtu. Për mendimin tim është Vllaznia që ka diçka më shumë, ndërsa në vendin e dytë është Teuta e pastaj vijnë ekipet e tjera.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga