
Pas miqësores ndaj Skënderbeut në një intervist për "RTSH Sport" ka folur dhe trajneri i Teutës i cili është shprehur i kënaqur për paraqitjen e skuadrës. Tekniku durrsak ka folur dhe për situatën e mbrojtësi Renato Arapi dhe mundësi e firmës me Teutën.
"Morëm atë që mendonim nga kjo miqësore. Shkoi mirë, por patëm disa defekte. Do mundohemi të rregullohemi deri te ndeshja e parë. Ne si staf na vjen mirë për qëndrimin e Latif. Nëse vjen ndonjë më i mirë, e mirëpresim. Arapi? Ai duhet të zgjidhë problemet që ka në Turqi, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë".
"Objektivi unë është që të vazhdojmë të njëjtën ecuri. Kjo është dëshira jonë dhe synimi ynë. Shpresoj që t'ia arrijmë deri në fund".
Poll