
Kastrioti mori një barazim të rëndësishëm përballë një kundështari të vështirë si Laçi. Ekipi krutan reagoj duke shënuar edhe pse ishte në disavantazh. Në intervistën pas ndeshjes për "Gol pas Goli" trajneri Bledar Devolli u shpreh i kënaqur për pikën e marrë, por theksoj që goli i pësuar mund të evitohej.
" Ndihem i zhgënjyer për golin që pësuam. Ishte një gol aksidental që mund t'a pësoj çdo skuadër. Kemi humbur 45 minuta e para. Nuk kemi luajtur në pjesën e parë, ndërsa në të dytën reaguam shënuam golin e barazimit. E kisha thënë edhe para ndeshjes që Laçi është skuadra më e vështirë e Kategorisë Superiore. Duhet të kënaqemi me pikën e marrë pasi skuadra tregon që nuk dëshiron të humbas ndeshjen dhe kjo është një gjë e mirë. E kam thënë që në fillimin kur kam marr drejtimin e skuadrës që Kastrioti duhet të marr sa më shumë pikë pasi janë të rëndësishme,
Pas Partizanit jemi skuadra që ka marr më shumë pikë në kampionat. Ne do të shkojmë në çdo ndeshje për të marr pikë. Ne do të vazhdojmë luftën deri në fund dhe kam besimin nga të gjithë.
Rivalët? Unë di që ndeshjen e parë ndaj Luftëtarit e kemi fituar 1-5. Unë mendoj që jemi më të fortë se 3-4 skuadra që janë sipër nesh. Kemi ende shumë punë për të bërë dhe në fund do të bëjmë llogaritë.
Goli i pësuar? Ne punojmë çdo ditë në stërvitje me goditje standarte. Laçi ka ardhur njëherë e gjysëm në portën tonë dhe shënojë golin dhe na mori pikën. Goli i pësuar ishte aksidental dhe kjo më ngeli peng nga ndeshja e sotme" u shpreh Devolli.