Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazimi ndaj Besëlidhjes, trajneri i Vllaznisë: Do të vijnë dy lojtarë të huaj në skuadër, problemet e klubit nuk më interesojnë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi ndaj Besëlidhjes, trajneri i Vllaznisë: Do të vijnë

Vllaznia barazoi ditën e djeshme ndaj Besëlidhje me rezultatin 1-1. Për shkodranët ishte Shtubina që shënoi gol, ndërsa loja e ekipit nuk ishte shumë bindëse. Në fund të ndeshjes për mediat trajneri Jonuz u shpreh se pret ende 2 përforcime në merkato.

"Kemi 22 ditë punë të fortë pergatitore. Pjesa e parë ishte shumë e vështirë për ne ndërsa në të dyten ishim me mirë. Loja nuk më pelqeu por shpresoj që të përmiresohemi. Sot nuk funksionuan disa gjëra në ekip dhe ju e pate që ndryshova disa lojtarë. Për ekipin tim problemi më i madh është loja me topin dhe nuk po e kuptoj pse. Kam folur me lojtarët e mi dhe shpresoj që deri sa të nisë superliga të përmiresohemi".

"Merkatoja? Për mua është e vështirë, pasi lojtarët që vijnë tani duhet t'i fus direkt në ekip. Këto ditë do të më vijnë edhe dy futbollistë të cilët do të jenë titullar në ndeshjen e parë,  njëri vjen nga Arabia dhe tjetri nga Brazili.

Kur erdha kisha pak lojtarë dhe të tjerët pa kontratë. Unë kam punë me lojtarët që janë pjesë e skuadrës, kështu që më duheshin edhe disa të tjerë".

 Problemet e klubit? "Nuk më interesojnë, kam ardhur këtu për futboll dhe më kanë premtuar punë të ndershme. Të tjerat nuk janë punët e mija".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga