Vllaznia barazoi 0-0 mbrëmë me Tiranën, në takimin e javës së 16-të të kampionatit. Lojtari i shkodranëve, Erdenis Gurishta ka bërë një postim pak më parë në rrjetet sociale, teksa shkruan për 90 minutëshin e luajtur në Air Albania. Gurishta shprehet se ekipi kërkoi deri në fund fitoren, edhe pse s’ia doli. Ai falenderon tifozët për mbështetjen e madhe të dhënë deri më tani.
"Luftuam dhe e kerkuam fitoren deri ne minuten e fundit.Nje falenderim shkon per tifozat tone qe me mbeshtetjen e tyne na krijunen ndjesine sikur po lunim ne stadiumin tone" - shkruan ai.
Vllaznia renditet në vendin e katërt me 26 pikë, 2 më pak se Laçi e Kukësi, që mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të 3-të.

Poll