Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazimi me Teutën, Brdariç i kënaqur: S'duhet të ankohemi, jam krenar për djemtë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi me Teutën, Brdariç i kënaqur: S'duhet të

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Pavarësisht rasteve, asnjëra nga ekipet nuk ia doli të shënojë. Pas sfidës, për mediet ka folur tekniku i shkodranëve, Tomas Brdariç. Ai është i lumtur për atë atë që dhanë lojtarët në fushën e lojës. 

"Nuk duhet të ankohemi. Humbëm raste të mira, por duhet t'i japim djemve vetëbesim. Jam i lumtur për mundësitë që patëm. Ne kishim gjithçka në duart tona, por nuk ia dolëm të shënonim. E thashë edhe më parë që ato raste na kanë dëmtuar. Jam krenar për djemtë tanë. Duhet të shikojmë për ndeshjen e rradhës. Unë po e përsëris edhe një herë, që jam krenar. Jemi ende në javën e 31-të dhe kemi ende ndeshje përpara për të arritur rezultate pozitive" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga