Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazim në Elbasan, Duro i kënaqur: Luanim për dy rezultate. Bluza e kuqe? E vesha kastile sepse jam tifoz i Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Barazim në Elbasan, Duro i kënaqur: Luanim për dy rezultate.

Partizani-Laçi ishte sfida e fundit e javës së 21-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja e luajtur në "Elbasan Arena", u mbyll në barazim 1-1, duke mos prodhuar asnjë fitues. Në fund të takimit për "Gol pas Goli", trajneri i Laçit, Shpëtim Duro u shpreh:

"E filluam shumë mirë ndeshjen me presion lartë dhe duhet të kishim shënuar, pasi Partizani ishte në pritje për të na kapur në befasi. Në fund u ndëshkuam nga një episod nga Partizani. Është fakt që 4 vitet e fundit edhe pse Partizani është skuadra ime, unë kam bilanc pozitiv ndaj tyre. Ne luanim për dy rezultatet sot pasi luanim jashtë dhe sfidën e fazës tjetër e kemi në Laç.

Kam ekip perfekt, por nuk ishte ky mendim para se të vija unë këtu. Janë futur shumë futbollist në lojë pasi Julian Shehu nuk luante në atë rol. Mazrekaj ka ardhur për të treguar veten dhe është lojtari më i mirë në kampionat. Harmon kur erdha unë nuk luante dhe tani është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës".

Skema e ndryshuar gjatë ndeshjes? "Skema e preferuar e Laçit ka qenë 3-5-2, por ka pasur disa ndeshje që e kthemi me 4 për t'i dhënë hapësira Markut që të merrej me fazën sulmuese, Shehu të ishte më afër portës dhe Xhixha në krah e mendoj se rezultoi mirë".

Kush ka shanse më shumë ju apo Partizanin? "Në fund e kisha me lojtarin tim Deliun që i la hapësira Bardhit. Jemi një pikë pas Partizanit, e kemi ndeshjen e fazës tjetër në Laç. Jemi 4 skuadra në garë dhe do të bëhet një luftë e ashpër deri në fund. Bluza e kuqe? E vesha kastile pasi Partizanin e kam në zemër dhe jam rritur në këtë skuadër".

Besonit te fitorja? "Në 25 minutat e para bëmë presion lartë dhe nëse do të kishim shënuar do të ishte e lehtë për ne. Partizani shënoi e para, por ne treguam që kemi forcë dhe barazuam. Kishte disa momente të mira për ne që mund të kishim shënuar golin e dytë. Kam lexuar në shtyp që Partizani kishte disa mungesa, por ne kishim shumë mungesa të rëndësishme, Mazrekaj, Musta dhe Nuabueze që janë të 3 të rëndësishme. Partizani ka bërë merkto të fuqishme dhe nuk i ndihet mungesat".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga