
Mund të kemi parë Balotellin në versione të ndryshme, por jo në atë romantik. Partnerja 31 vjeçare, Dayana Mello ka zbuluar se sulmuesi i Monzas i ka dhuruar 100 trëndafila asaj në një takim. Jo vetëm kaq, pasi ajo kthehet mbrapa në kohë dhe shpjegon se si janë ribashkuar.
''Kur arrita në Itali, isha shumë e zhgënjyer. Nuk doja një marrëdhënie. Ne u ndamë. Ai iku në Manchester dhe unë u ktheva në Itali. Unë e kam dashur gjithmonë Balotellin dhe vendosëm të ktheheshim bashkë. Në takim, ai më dhuroi 100 trëndafila'' - tha Dayana Mello.
Balotelli u bashkua me ekipin e Monzës pak ditë më parë, me synimin e vetëm që është rikthimi në Serinë A.
Poll