Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Babi i futbollistit kuqezi plas "bombën": Kishin planifikuar ta arrestonin, donin t'i shkatërronin karrierën

Shkruar nga NEWSPORT
Babi i futbollistit kuqezi plas "bombën": Kishin planifikuar ta

Ardian Ismajli është lojtari më i ri Spezia në Serie A. Mbrojtësi kuqezi bëri hapin e madh në karrierën ditën e sotme duke firmosur në kampionatin italian. Lidhur me këtë transferim ka folur edhe babai i lojtarit kuqezi, Ilmi Ismajli.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka plasur "bombën" duke bërë akuza të forta në drejtim të disa personave që sipas tij kishin planifikuar ta arrestonin mbrojtësin duke mos e lejuar të largohet në drejtim të Italisë për të firmosur kontratën e tij. Një deklaratë e fortë nga ana e Ilmi Ismajlit që tregon se këta persona donin t'I shkatërronin karrierën Ardianit, por gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe mbrojtësi kuqezi ka udhëtuar nga aeroporti "Nënë Tereza" në Shqipëri dhe jo nga Kosova.

Postimi I Ilmi Ismajlit:

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.
Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.
Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij
E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.
Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.
Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.
Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga