Myrto Uzuni luan në Spanjë, por në gadishullin Iberik ka marrë me vete edhe familjarët e tij. Ai u ka bërë një surprizë duke i çuar të vizitojnë stadiumin e Real Madrid.
Sulmuesi i Granadas shfaqet pranë familjarëve të tij në ambientet e “Santiago Bernabeu”. Është babai lojtarit të Kombëtares, Artan Uzuni që tregon surprizën e të birit përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit Myrto që më dhe mundësinë të shoh një nga mrekullitë e futbollit europian e botëror, siç është stadiumi i Santiago Bernabeu”, shkruan babai i Uzunit në facebook-un e vet.

Poll