
Tirana ka udhëtuar sot drejt Bosnjës, aty ku do të përballet me Zrinjskin në kuadër të turit të dytë të Conference League. Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi priten të arrijnë të kualifikohen në turin e tretë edhe pse në sfidën e parë u mposhtën 1-0.
Kampionët e Shqipërisë kanë lënë kryeqytetin sot paradite dhe priten të mbërrijnë rreth darkës në shtetin boshnjak. Ata do të akomodohen te hotel “Mostar” në qendër të qytetit.
Seanca e radhës stërvitore është programuar për ditën e nesërme në orën 18:30, kurse e fundit të mërkurën në orën 20:00. Ndeshja Zrinjski – Tirana është programuar të luhet të enjten në orën 21:00.
Poll