Kukësi ka zbritur sot për herë të fundit në fushë para fazës përgatitore të Turqisë. Klubi verilindor do largohet kështu drejt Stambollit mëngjesin e së hënës, për të qëndruar më pas në Bolu.
Pikërisht klima e favorshme ka bërë të zgjidhet ky vend. Kujtojmë se Skënder Gega po stërvit të tijtë për sezonin e ri që nis me kampionatin shqiptar më 20 gusht.
“Ekipi ka vijuar pasditen e sotme me përgatitjet në kryeqytet, teksa ka zbritur për herë të fundit në fushë para fazës përgatitore në Turqi. Skuadra ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli brenda grupit, teksa nesër është planifikuar një stërvitje në palestër.
Mëngjesin e së hënës, ekipi do të udhëtojë drejt Stambollit për fazën përgatitore e cila do të zhvillohet në Bolu. Kushtet e favorshme klimatike në Bolu, kanë bërë që stafi të zgjedhë Turqinë për përgatitje”, shkruan klubi i Kukësit në rrjetet sociale.
