
Florent Avdyli, mesfushori i Teutës pas barazimit 2-2 me skuadrën e Kukësit, është shprehur për mikrofonin e "Supersport" se Teuta ka bërë një takim shumë të mirë dhe me rastet që krijoi meritonte ta fitonte ndeshjen.
"Besuam dhe e arritëm. Pasi pësuam golin e dytë, u hodhëm në sulm, pasi nuk kishim se çfarë të humbnim dhe ne ia arritëm ta barazonim takimin në 2-2. Në takimin e dytë mendojmë të shkojmë dhe të marrim fitoren. Në çdo ndeshje ne futemi të japim maksimumin dhe luajmë për të marrë fitoren. Kam pësuar një lëndim me kaviljen dhe tashmë pak nga pak kam arritur në formën e dikurshme dhe uroj që të bëj më të mirën e mundshme. Mendoj se ne e meritonim edhe fitoren, pasi kemi humbur shumë raste", është shprehur Avdyli.