Sulmuesi i Borussia Dortmund, Aubameyang ndodhet në Itali së bashku me të dashurën e tij.
Megjithatë, mediat italiane raportojnë se kjo vizitë e futbollistit nga Gaboni është më tepër se sa një vizitë si turist, pasi Milan është duke tentuar që të arrijë marrëveshje për ta transferuar në merkaton e verës.
Pritet që klubi i Serisë A t’i bëjë një ofertë joshëse Aubameyang-ut, por mbetet për t’u parë nëse Dortmund do të pranojë për të larguar nga skuadra sulmuesin e saj më të mirë apo jo.