Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Atëherë kur s'duhej, në Spanjë konfirmojnë dëmtimin e Suarez

Shkruar nga NEWSPORT
Atëherë kur s'duhej, në Spanjë konfirmojnë

Lajm i keq te Atletico Madrid. Sulmuesi kryesor, Luis Suarez është dëmtuar në stërvitjen e paradites së sotme dhe do t'i nënshtorhet testeve për të parë gradën dhe ndërhyrjen e mundshme. Mediet në Spanjë bëjnë me dije se në stërvitje, uruguajani ka ndjerë shqetësime muskulare, duke lënë në mes përgatitjet.

Marca shkon më tej teska bën me dije se lojtari do jetë jashtë për sfidën e fundjavës me Real Betis, që luhet të diel në 21:00. Në Madrid janë të shqetësuar për sulmuesin, teksa besojnë se lojtari nuk do e mbyllë kështu sezonin.

Nëse qëndron jashtë të diel, Suarez do mungonte për të parën herë me skuadrën e Simeones për shkak dëmtimi, qysh prej verës kur u bashkua nga Barcelona. Lajm i mirë është rikthimi I Joao Felix, ndërsa stërvitje të diferencuar bëjnë Vitolo e Llorente.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga