
Shqipëria u mpoisht me rezultatin minimal 0-1 nga Polonia në "Air Albania". Miqtë shënuan golin e vetëm në minutën e 77-të dhe arritën të dilnin me 3 pikë dhe siguruan vendin e dytë. I ftuar në emisionin e "Supersport", ish trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi ka analizuar këtë sfidë të Kombëtares, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat.
"Mendoj se janë disa vazhdime të lojës sonë të mangët në sulm. Mbrohemi me 8-9 lojtarë dhe sulmojmë vetëm me 1. Kundërshtarë të tillë të ndëshkojnë dhe nuk janë si Andorra dhe San Marino që I shënojmë gola. Roshi dhe Uzuni sot më shumë ndihmuan mbrojtjen sesa për të sulmuar. Manaj duhet të kishte pasur për Uzunin te momenti në pjesën e pare".
Skema? "Pozicionet ishin të njëjta, Trashi dhe Hysaj nga krahët. Uzuni dhe Roshi përpara ishin për të ruajtur ekulibrat. Ajo që ne nuk po dalim aty ku duhet është që ne nuk mund të presim gjithmonë kundërshtarin dhe të shkatërrojnë aksionet. Polonia nuk kishte shumë raste, por ishin të rrezikshëm dhe e dhanë sinjalin. Tani mbrojtja jonë e mirë ishte kur futej nga mbrapa, por bëmë gabime fatale me pasimet pas shpine. Këto janë gabime dhe për të shkuar në "Play Off' e meritoi Polonia pasi na mposhti 2 herë dhe morën 6 pikë", u shpreh Hafizi.