
Shqipëria pësoi disfatë me Republikën Çeke (3-1), në miqësoren e luajtur në Pragë. Kuqezinjtë dhanë sinjale pozitive në këtë 90 minutësh, i cili mund të shkonte edhe ndryshe. Autorët e golave për vendasit ishin Schick, Masopust dhe Celutska, ndërsa Cikalleshi realizoi për ne. Menjëherë pas takimit, për mikrofonat e Supersport ka folur Berat Gjimshiti. Ai pranon se ekipi hasi vështirësi, sidomos, në momente të caktuara.
"Mendoj se skuadra çeke na ka vendosur në vështirësi me mesfushorët. Besoj se pati momente pakujdesie.Ne kemi bërë një ndeshje të mirë. Natyrisht që do pësonim më pak po të mbroheshim. Asnjë lojtar nuk është përfekt në futboll. Unë besoj se çdo njeri ka gjëra që duhet të përmirësojë.
Ne duhet të përmirësojmë disa gjëra, ndërsa me ato që jemi në rregull, t'i mbajmë siç janë.Rivalët kanë bërë mirë, duke qënë të shpejtë në kundërsulm. Nëse nuk e ke përqëndrimin për një sekond, kundërshtari të largohet. Kjo është ajo që ndodhi në golin e parë" - tha ai.