Sheriff Kallaku dhe Teuta do vazhdojnë të jenë së bashku deri në vitin 2021. Rinovimi ka ndodhur sot, ku çdo gjë është konfirmuar nga klubi durrsak në rrjetet sociale. Marrëveshja është arritur me konsensus dhe me miratimin e të dyja palëve. Ai ka zhvilluar 13 paraqitje këtë sezon, duke lënë mjaft përshtypje të mira.
Këto përformanca kanë bindur klubin që të rinovojë kontratën. Kallaku ka qënë pjesë e Laçit, Cremoses U19 dhe Partizani e Tirana U17. Mbetet të shihet se sa I rëndësishëm do jetë Sheriff Kallaku për pjesën e mbetur të sezonit. Mesfushori nga Kruja ka arritur të shënojë katër gola.