
Talenti 20 vjeçar i Vllaznisë, Angjelo Radovani ka zgjedhur të luajë te Besëlidhja në Kategorinë e Parë. Sulmuesi u bashkua me të rinjtë e Vllaznisë në janarin e këtij viti, duke nënshrruar një kontratë tre vjeçare.
Duket se mungesa e hapësirave në Shkodër, ka bërë që djaloshi të kërkojë një huazim. Për pak ditë, sulmuesi u stërvit me Tërbunin, ndërsa duket se stacioni përfundimtar do jetë Lezha.
Me Besëlidhjen pritet të aktivizohet lojtari, që ka besimin e drejtuesve shkodranë. Kujtojmë se presidenti Xhaferi edhe gjatë merkatos së verës afroi disa lojtarë nga U-21 te ekipi A.
Poll