Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Artim Pollozhanit iu anullua goli i vitit, reagon Flamurtari: Arbitra "Made in Superiore"

Shkruar nga NEWSPORT
Artim Pollozhanit iu anullua goli i vitit, reagon Flamurtari: Arbitra "Made

Ditën e shtunë është luajtur një ndër ndeshjet e javës së 20-të të Superiores në Vlorë, ku Flamurtari ka pritur Kukësin.

Sfida ka përfunduar me rezultatin 1-2 për verilindorët, por sa shumë polemika janë krijuar për këtë ndeshje. Arbitri kryesor, Olsi Sokoli ka anulluar një "perlë" të shënuar nga Artim Pollozhani me roveshatë.

Ky është momenti më shumë i diskutueshëm i kësaj sfide. Kësisoj, klubi vlonjat me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", ka postuar këtë gol, por edhe realizime të tjera në këtë metodë, që janë shënuar gola, por arbitri nuk e ka dhënë faull.

Një prej golave është ai i Cristiano Ronaldos në çerek-finalen e Champions League përballë Juventusit në "Allianz Stadium", takim që përfundoi me rezultatin 0-3 për Real Madrid.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga