Arsenal po kalon një periudhë fantasatike këtë sezon teksa mban vendin e parë në Premier League me 4 pikë diferencë me Manchester City ndjekës. Trajneri Arteta ka arritur t’i marrë më të mirën lojtarëve të tij sidomos futbollistit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka që u shpall edhe lojtari i muajit shtator.
Teksa jemi te shqiptarët, pikërisht në klubin londinez del një tjetër kuqezi. Është mbrojtësi i talentuar Maldini Kaçurri që bën pjesë në akademinë e Topçinjve dhe luan për moshat U-17 madje ka bërë edhe debutimin me ekipin U-21.
18-vjeçari është stërvitur se fundmi me ekipin A të Arsenal përkrahë yjeve si Jesus, Xhaka, Saka etj. Kaçorri është thirrur edhe nga Kombëtarja shqiptare U-17 vitin e kaluar ku u aktivizua ndaj Slovenise dhe Rusisë.