Nesër do të luhet java e 8-të e Kategorisë së Parë, teksa me interes pritet përballja mes Egnatias dhe Korabit. Rrogozhinasit e drejtuar nga Artan Bano do të tentojnë të ndalin hovin e dibranëve kryesues, ndërsa ekipi verior ka vetëm një synim: fitoren.
Klubi i Korabit ka publikuar axhendën zyrtare përmes një njoftimi në kanalin zyrtar. Kjo sfidë do të luhet në orën 14:00, në stadiumin "Hasan Zyla", në Rrogozhinë. Dibranët kryesojnë Grupin A të Kategorisë së Parë me 16 pikë, ndërsa Egnatia ndodhet në vendin e shtatë me 8 pikë.

Poll