Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Arrogant, ambicioz, egoist", urimi special dhe gafa e Erion Braçes për Jasir Asanin

Shkruar nga NEWSPORT

Ditë speciale për Jasir Asanin. Sulmuesi i Partizanit feston sot ditëlindjen e tij të 26-të. Urimet për këtë ditë speciale nuk kanë munguar për Asanin, ndërsa një urim i ka bërë edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Braçe njihet si një tifoz i thekur i Partizanit e përmes një postimi në faqen zyrtare i ka bërë një urim special Asanit. Zv.kryeminisitri e ka cilësuar sulmuesin si "çuni i kuq" që i ka të gjitha të mirat.

Në postimin e Braçes nuk kanë munguar as gafat teksa zv.kryeministri ngatërron Hasanin me Asanin në fjalinë e fundit. Te Partizani këtë sezon luajnë "dy Hasani" (Ferhan dhe Edon) dhe një Asani, ndërsa kjo mund ta ketë ngatërruar disi Braçen.

Postimi i Erion Braçes:

Ky CUNI I KUQ ka sot DITEN E LINDJES!

Nuk e di sa vjec ben por ska rendesi;

Rendesi ka qe ky CUNI I KUQ ka te gjitha te mirat:

Arrogant, ambicioz, egoist, punetor, pasionant, luftetar, talent, mistrec,

me zemer te madhe, sallaks, FITUES, KAMPION!

Fiks njesoj!

Te gezosh jeten si KAMPION I SHUMEFISHTE JASIR HASANI!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga