
Partizani fitoi 4-0 me Kastriotin për javën e 35 në Superligë. Gjashtë muaj në drejtimin e Demave, Dritan Mehmeti tregon se nuk e besonte Europën. Në Sport News, trajneri i Partizanit ka dhënë se ka komunikim të shpeshtë me presidentin Demi, duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen.
“Nga mënyra si nisi kampionati, për vetë presidentin dhe atë që financon, e nis për kampion. Është klubi dhe financimi i tij. Kemi bërë një punë të mirë. Ashtu si nisi kampionati, kemi një objektiv minimal. Nga investimi që ka bërë klubi, ky është një objektiv minimal.
Rinovimi – Kam një kohë të gjatë dhe marrëdhënie të sinqertë, do ulem me presidentin dhe do flas. Nuk e përcaktoj dot tani.
Europa – Duke parë skuadrën dhe kur e mora, nuk e kam menduar se do arrijmë në Europë. Solla qetësi në ekip, menaxhuam dhe përgatitëm ndeshjen e radhës. Ishte ana psikologjike dhe qetësia ajo që na sollën këtu. Nuk kishim trysninë e rezultateve dhe s’e kaluam te lojtarët.
Ndeshja e fundit – Komunikoj me Demin, më uron i pari për objektivat. Më ka mbështetur edhe kur nuk kemi pasur rezultate, është pozitiv për moralin dhe korrekt. Nuk futet te pjesa teknike. Kam gjashtë muaj dhe e kam takuar 3-4 herë, pas ndeshjeve kemi komunikuar më shumë”, tha Mehmeti.