Napoli arriti të merrte një barazim në ndeshjen e kthimit gjysmëfinalise ndaj Interi duke arritur kështu finalen falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë. Mertens iu përgjigjë Eriksen duke I dhënë kështu mundësinë skuadrës së tij që të përballet me Juventusin më datë 17 qershor në “Olimpico”.
“Calciomercato”, ka zbuluar edhe notat e lojtarëve dhe të mbrojtësit të Kombëtares Elseid Hysaj. Kapiteni kuqezi nuk bëri një paraqitje të mirë, por fakti që luajti në kraun e majtë e penalizoi jo pak.
Hysaj 5.5: Titullar në mënyrë surprizë duke marrë vendin e Mario Rui. Luan në krahun e majtë dhe humbet shumë ndaj Candrevas që është më mirë fizikisht.