E ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin zviceran, bëhet fjalë për Kategorinë e Parë, ku me Zyrihun “bomber” elbasanas realizoi gol dhe skuadra e tij fitoi, por ai nuk festoi. U dallua qartë mërzia e tij me ekipin ku po aktivizohet, ndërsa tabloidi “blick.ch” i ka kushtuar një artikull lojtarit ku tregon arsyet e mundshme pse ai nuk festoi.
Sipas tabloidit zviceran, arsyeja kryesore pse lojtari nuk festoi është se ai është frustruar nga drejtuesit, të cilët nuk po lejojnë largimin e tij nga Zyrihu. Ai ka pasur oferta nga Bundesliga, por që një ekip të marrë shërbimet e sulmuesit 25-vjeçar, duhet që të paguajë 9 milionë euro, gjë që duket shumë e ekzagjeruar për momentin dhe për nivelin e kampionatit ku përfaqësohet Zyrihu.
https://youtu.be/xy6Vvk3Huaw