
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka rigjetur formën e tij të mirë me klubin e Malagas, pas një kohe krize dhe dëmtimesh të shumta tek Levante. Sadiku regjistron 10 gola me Malagan dhe është pjesë e top 10 golashënuesve në La Liga 2. Së fundmi sulmuesi goleador ka dhënë një intervistë për median "Sportsfinding" ku ka folur për ecurinë e tij deri tani me Malagan, marrëdhënien me presidentin e Levante dhe për dy shqiptarët Bare dhe Manaj.
Kur Sadiku Shënon, Malaga fiton...
"Shpresoj të vazhdoj kështu si në 15 ndeshjet që mbeten. Ne kemi nevojë për pikë. Shtë e vërtetë që me cilësinë e ekipit nuk duhet të jemi aty ku jemi tani, por do të japim gjithçka në këto ndeshjet e fundit", ka thënë Sadiku fillimisht.
"Kam shumë besim tek vetja. Qëllimi im i parë ishte të luaja çdo ndeshje, të kisha shumë minuta, për të cilën më duhej pasi pësova një dëmtim të madh. Ky ishte qëllimi im, për të luajtur të gjitha ndeshjet dhe për të shënuar gola. Këto dhjetë gola janë rezultat i gjithë punës që kam bërë dhe i gjithë skuadra, e cila më ka ndihmuar. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të shënojë më shumë", shtoi Sadiku.
Me ty dhe Baren Malaga është ekipi që ka më shumë shqiptarë në Spanjë? A ju ndjekin në Shqipëri?
"Na ndjekin shumë. Kur shënoj gol ose Keidi luan shumë mirë ata i vendosin lojërat në televizion dhe në gazeta ata shkruajnë shumë dhe mirë për ne. Edhe unë jam shumë i lumtur për këtë, që në vendin tonë ata na ndjekin të dy", tha Sadiku.
Manaj tek Barcelona? Është mirë apo keq?
" Nuk e njoh shumë, ne kemi luajtur pak së bashku në ekipin kombëtar. Por ai është një djalë që ka një të ardhme shumë të mirë përpara", ka thënë Sadiku për Manaj.
Marrëdhënia me Baren dhe e ardhmja e tij tek Malaga?
"Ai është shumë i lumtur në Malaga. I pëlqen të jetë këtu, po luan shumë mirë dhe ka arritur në kombëtaren. Ai është i qetë, është shumë i ri, është 22 vjeç dhe e gjithë karriera e tij është përpara. Ai është pothuajse një udhëheqës për ne. Do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit, por ai ka një të ardhme shumë të mirë", u shpreh SAdiku.