Skuadra e Skënderbeut u dënua dje (e hënë) me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane, për shkak të akuzave për trukim.
Pas vendimit, tifozi Ilir Vrenozi, propozoi që Takaj të blinte klubin e Maliqit, pasi do të kishte sërish sukses. Pas këtij propozimi, ka reaguar dhe faqja zyrtare e klubit të Maliqit, në Facebook.
"Lajmi që bëri bujë në mediat sportive!
Si iu duket si ide? Do të ishit dakord që klubin e Maliqit ta merrte një president si Ardjan Takaj?", ka shkruar KF Maliqi në Facebook.
Kjo ide duket e "çmendur" në pamje të parë, pasi presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka insituar se do të kërkojë pafajsinë e klubit të Skënderbeut.
Poll