Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ardian Mema tregon prapaskenat: Mezi pres te rikthehem në vendin e parë, ja ç'më tha presidenti Halili

Shkruar nga NEWSPORT
Ardian Mema tregon prapaskenat: Mezi pres te rikthehem në vendin e

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" është shprehur se e ka menduar të japë dorëheqjen, por është ende herët për të folur për diçka të tillë.

"A e kam menduar dorëheqjen? Çdo trajner ka atë egon personale dhe të them të vërtetën është diçka që mund të mendohet. Normalisht e kam menduar, por nuk ka ma kërkuar dikush. Është diçka që mendohet, sepse futbolli ka veçoritë e veta. Ama është herët për të folur për dorëheqje. Do të shohim, por rezultatet e mbajnë ose e largojnë një trajner".

Më tej, tekniku ka treguar edhe për mbledhjen që ka pasur me presidentin e klubit, Refik Halili.

"Çfarë tha presidenti Halili në mbledhje? Presidenti foli për kthimin e rezultateve. Duhet të marrim rezultate pozitive.  Kjo do t'i bëjë mirë ekipit, mua dhe të gjithëve, duke përfshirë presidentin dhe lojtarët. Ishte një mbledhje motivuese dhe kaq".

Në fund, trajneri i bardhebluve ka theksuar se këto 2 ndeshjet e fundit që kanë mbetur për fazën e parë, objektivi është rikthimi në krye të tabelës.

"Çfarë pres unë deri në fundin e fazës së parë? Mezi pres të kthehem në vendin e parë. Ky është objektivi im për momentin. Më pas, hap pas hapi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga