Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ard MEMA trazon "ujërat", mesazh dashurie për TIRANËN apo sinjal për drejtuesit bardheblu? (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Emanuel Egbo është trajneri i zyrtarizuar nga Tirana për pjesën tjetër të sezonit. Pas largimit të Ard Memës dhe shkarkimit të Julian Ahmatajt nga pankina bardheblu, nigerianit iu besua skuadra deri në fund të këtij edicioni futbollistik. Megjithatë, para emërimit të tij ka pasur shumë aludime për njeriun që do të drejtonte Tiranën.

Ard Mema u vendos sërish në "pole-position", por gjitha zërat u shuan nga presidenti Refik Halili që i besoi këtë post të rëndësishëm Emanuel Egbo-së. Së fundmi, është sërish Mema që ka trazuar disi "ujërat".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-tekniku bardheblu bëhet nostalgjik për kohën kur ishte në krye të pankinës. Gjatë një ndeshje në "Selman Stërmasi", Mema shfaqet duke shkelmuar topin. Një mesazh dashurie ky për bardheblutë apo një mesazh për presidentin Halili?

Postimi i Ard Memës
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga