Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Arbnor Fejzullahi gati, ka një premtim për skuadrën dhe gjithë tifozët e kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Arbnor Fejzullahi gati, ka një premtim për skuadrën dhe

Arbnor Fejzullahi, mbrojtësi i djathtë i Partizanit që u rikthye pas shumë e shumë polemikash, i kontaktuar nga newsport.al ka treguar se si ndihet te skuadra kuqe. Gjithashtu 23 vjeçari nga Presheva ka premtuar që do të japë më të mirën për skuadrën e tij edhe për ndeshjen e radhës në Rusi, ku Partizani do të ndeshet me Krasnodarin, takim i vlefshëm për fazën play off të Europa League.

" Ndihem shumë mirë te Partizani. Unë do të jap më të mirën të ndihmoj ekipin që të kualifikohemi inshallah për në grupe", deklaroi për newsport.al Fejzullahi.

Megjithatë duhet thënë që vendi në formacionin titullar nuk është i sigurtë për Fejzullahun, pasi ai ka shumë kohë pa stërvitje dhe është prapa me ritmin e shokëve. Por talenti dhe grinta që e karakterizon në fushën e lojës, mund të bindë Sormanin që t'i japë disa minuta edhe anësorit të djathtë të të kuqve, që deri më sot është mbuluar nga Labinot Ibrahimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga